LAJMI I FUNDIT:

Rekord i ri në Kroaci, rritet numri i të infektuarve me COVID-19

Rekord i ri në Kroaci, rritet numri i të infektuarve me COVID-19
Closed boom gate with sign on the flag background. Restricted entry 3D

Një numër rekord i të infektuarve me coronavirus u vendos sot në Kroaci. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 255 raste të tjera pozitive.

Nuk ka njerëz të vdekur, raporton portali index.hr. Në spitale janë të shtruara edhe 127 pacientë, nga të cilët 13 janë në respirator, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, në shtetin kroat janë raportuar 7,329 raste me COVID-19, nga të cilët 168 kanë vdekur dhe 5.472 janë shëruar. Aktualisht janë 5,929 njerëz në izolim.

Numri i rasteve të reja në këtë vend ka qenë në rritje ditët e fundit, aq sa që sot Gjermania e ka vendosur në listën e kuqe, ndërsa austriakët nuk u kanë rekomanduar qytetarëve të vetë të udhëtojnë drejt këtij shteti ballkanik.

Sllovenia po shqyrton gjithashtu masat dhe këshillon qytetarët e saj që të kthehen para se të vendosen në karantinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s

Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s

Amerika
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit

Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit

Amerika
Pse Trump kurrë më nuk do të përballet me gjyqin për mashtrim zgjedhor?

Pse Trump kurrë më nuk do të përballet me gjyqin për mashtrim zgjedhor?

Amerika
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Evropa
Kryeministri sllovak mund të humbasë aleatin e rëndësishëm - Viktor Orbanin

Kryeministri sllovak mund të humbasë aleatin e rëndësishëm - Viktor Orbanin

Evropa
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Azia
Kalo në kategori