LAJMI I FUNDIT:

Rekord infeksionesh me COVID-19 në Çeki, mbyllen kinematë dhe muzetë

Rekord infeksionesh me COVID-19 në Çeki, mbyllen kinematë dhe muzetë

Infeksionet e coronavirusit po rriten me shpejtësi në Republikën Çeke, me rreth 8,618 raste të reja të raportuara.

Kjo shënoi ditën e katërt të shifrave rekord, me një rritje prej rreth 3,300 infeksionesh ditore krahasuar me një ditë më parë.


Nga e hëna, të gjithë teatrot, kinematë, muzetë, galeritë dhe objektet sportive do të mbyllen për dy javë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

Një bllokim i plotë nuk është përjashtuar nga qeveria e kryeministrit Andrej Babis, megjithëse presidenti, Milos Zeman, theksoi në një intervistë se vendi nuk mund të duronte dot nga pikëpamja ekonomike një mbyllje tjetër.

Rreth 905 persona kanë vdekur si rezultat i COVID-19 në Republikën Çeke. /ATSH-DPA/