LAJMI I FUNDIT:

Rekord, Ethereum për herë të parë tejkalon vlerën e mbi 3 mijë dollarëve

Rekord, Ethereum për herë të parë tejkalon vlerën e mbi 3 mijë dollarëve

Kriptovaluta Ethereum, për herë të parë ka kaluar vlerën e 3 mijë dollarëve në disa prej bursave kryesore, përfshirë Bybit, Coinbase dhe BitMEX.

Vlera e kriptovalutës së dytë më të madhe, sot i është rritur vlera në rreth 3.200 dollarë amerikanë, që nënkupton një rritje prej 11 për qind brenda një dite, transmeton Telegrafi.


E kur bëhet fjalë për një javë, vlera e Ethereum është rritur për 30 për qind, kurse nga fillimi i vitit është katërfishuar.

Sa i përket kapitalizimit të përgjithshëm të tregut, Ethereum, me 368 miliardë dollarë, ka tejkaluar korporatat si Walt Disney, Nestle dhe Bank of America. /Telegrafi/