LAJMI I FUNDIT:

Rekord, burri nga Nepali u ngjit në Everest për herë të 25-të

Rekord, burri nga Nepali u ngjit në Everest për herë të 25-të

Burri nga Nepali i quajtur Kami Rita u ngjit në malin Everest për herë të 25-të të premten, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm për ngjitje në majën më të lartë në botë.

“Kami Rita vendosi një rekord të ri me ngjitjen e tij të 25-të,” në Everest, shkruan France Press, që u njoftua nga agjencia Seven Summit Treks, e cila organizon ngjitje në majën e lartë 8,848 metra.


Kami Rita u ngjit për herë të parë në Everest në vitin 1994 si pjesë e një ekspedite dhe që atëherë është ngjitur pothuajse çdo vit. Ai u ngjit të premten si pjesë e një grupi prej 12 anëtarësh, transmeton Telegrafi.

Herën e 25-të jubilare ai donte të ngjitej në vitin 2020, për ditëlindjen e tij të 50-të, por u parandalua nga një pandemi e coronavirusit.

“Qëllimi im ishte të festoja ditëlindjen time të pesëdhjetë duke u ngjitur për herë të 25-të në të 50-at, por për shkak të COVID-19 nuk ishte e mundur. Kështu që unë e bëra ëndrrën time të vërtetë këtë vit”, tha ai.

Ai gjithashtu u ngjit në disa maja të tjera më shumë se 8,000 metra, duke përfshirë edhe majën e dytë më të lartë në botë – K2 në Pakistan.

Ai u ngjit në Everest dy herë dy vjet më parë dhe këtë vit ai synon ta bëjë përsëri, duke u ngjitur për herë të dytë me familjen mbretërore të Bahreinit. /Telegrafi/