LAJMI I FUNDIT:

​Rekomandohet auditimi i vendimeve të pesë vjetëve të fundit në KOSTT

​Rekomandohet auditimi i vendimeve të pesë vjetëve të fundit në KOSTT

Deputetët e pozitës që janë anëtarë të Komisionit për Ekonomi në seancën e nesërme do të rekomandojnë një auditim të menjëhershëm të vendimeve të pesë vjetëve të fundit në KOSTT.

Deputetja nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se mbledhja e këtij komisioni ishte e mbyllur për medie pasi u diskutuan të dhëna shqetësuese në KOSTT, për çka tha se mungon unitetit në mes të bordit dhe menaxhmentit të kësaj ndërmarrje publike.


Për mungesën dhe reagimet e partive opozitare për këtë mbledhje të mbajtur pa prani të mediave, Kusari-Lila thotë se opozita po mundohet që ta portretizojë çdo gjë nga këndi i skajshëm politik.

“Absolutisht nuk është asgjë se çfarë është deklaruar është fatkeqësisht që opozita mundohet të portretizojë çdo gjë nga këndi i skajshëm politik derisa problemet janë reale dhe kërkojnë trajtim shumë më serioz. Kjo ka qenë arsyeja si deputet që kemi kërkuar që mbledhja të jetë e mbyllur për faktin se kemi pasur shumë informacione në raport me problemet që janë krijuar ndër vite brenda KOSTT… Ka muaj që kemi pranuar informacione të ndryshme në raport me tendencat për ristrukturimin apo strukturën administrative apo probleme të brendshme dhe këto kalojnë prej një menaxhment në tjetrin. Sot kemi dashur të diskutojmë shtruar me anëtarët e bordit pa politizime për problematikën dhe sot kemi kuptuar se situata është ende më e rënduar se sa ne kemi menduar para se të ftonim në takim brenda bordit nuk ka unitet, po ashtu nuk ka unitet në mes menaxhmentit dhe bordit ka vendime e shkarkime ajo çka ne duhet tash ta verifikojmë potencialisht keqpërdorimet me pronat e KOSTT-it. Zyrtarë përbrenda KOSTT kanë dhënë të drejtën qoftë për shfrytëzimin apo përdorimit të pronës së KOSTT gjë e cila do të duhej të vinte në Kuvendit që si aksionar të jep mendimin e vet dhe jo të zyrtarë brenda KOSTT-it dhe për të gjitha këto ne do t’ia rekomandojmë seancës një auditim të menjëhershëm, e cila do përfshijë të gjitha vendimet e 5 vjetëve të fundit në raport me pronat me projekte kapitale si dhe ato të strukturës organizative. Rrjedhimisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit do të kërkojmë auditim për strukturën organizative të bëhet menjëherë në një afat sa më të shpejtë, por edhe vendimet tjera të analizohen që të kemi një analizë të qartë pasi nga ajo që kemi dëgjuar sot jemi shumë të shqetësuar”, tha ajo.

Deputetja nga radhët e LVV-së tha se mungesa e mediave partive opozitare nuk u dha dëshmi për të qëndruar dhe për të dëgjuar të dhëna shqetësuese brenda KOSTT-it.

“Si duket mungesa e mediave nuk iu dha atyre dëshminë e mjaftueshme që duhet të qëndrojnë dhe kanë obligim të qëndrojnë deri në fund për të dëgjuar në fakt të dhëna shumë shqetësuese për KOSTT-in”, tha Kusari-Lila.

Partitë opozitare mbajtjen e mbyllur për media të mbledhjes së Komisionit për Ekonomi në të cilin raportoi bordit i KOSTT-it, e kanë konsideruar si shantazh dhe veprim qe bëhej vetëm në komunizëm.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori