LAJMI I FUNDIT:

Reja: Xhaka dhe Grezda nuk pranuan të vijnë, nuk janë asnjëri Messi

Reja: Xhaka dhe Grezda nuk pranuan të vijnë, nuk janë asnjëri Messi

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Andorrës paralajmëroi skuadrën e tij të mos mendojë për ndeshjen ndaj Francës dhe të japin 110 për qind nga vetja për të marrë maksimumin nga kjo sfidë pasi kundërshtari nuk është i lehtë.

Italiani i stolit kuqezi foli edhe për mungesën e Taulant Xhakës dhe mos pranimin e ftesës nga Eros Grezda.


“Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110 për qind të kapacitetit tonë”, ka thënë fillimisht Reja në konferencë për shtyp.

Reja flet për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë ndaj Andorrës dhe Francës
Lexo po ashtu Reja flet për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë ndaj Andorrës dhe Francës

“Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë”.

“Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid”.

“Nëse përmendim Eros Grezdës, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë. Mbi të gjitha është Shqipëria, rëndësi ka grupi. Nëse dikush mendon se është Mesi, nuk është kështu”, përfundoi italiani.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori