LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohet rasti i parë i infektimit me llojin e ri “kraken” në Maqedoni

Regjistrohet rasti i parë i infektimit me llojin e ri “kraken” në Maqedoni

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) mëngjesin e sotëm ka njoftuar se te një pacient është detektuar nënlloji i ri i omikronit i njohur si “kraken”.

“Tek një mostër, nga gjithsej 32 është detektuar XBB.1.5 nënlloji omikron i njohur si kraken.


Pacienti tek i cili është zbuluar nënvarianti i ri është nga Gjevgjelia, ndërsa mostra është marrë më datë 11 janar 2023”, njofton ISHP.

ISHP shton se 32 mostra janë pozitive në SARS-CoV-2 dhe mostrat e selektuara kanë qenë të muajve dhjetor 2022 dhe janar 2023.

“Në 8 mostra është detektuar BA.2 nënlloji i omikronit.

Në 23 mostrat tjera SARS-CoV-2 është zbuluar VA.5 i nënllojit omikron”, shton Instituti.

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, dr. Aleksandar Petliçkovski në lidhje me llojin kraken të enjten deklaroi se me gjitha të dhënat që disponojnë deri më tani tregojnë në atë se bëhet fjalë për një variant që shkakton simptoma të lehta dhe nuk pritet përhapja e saj në mënyrë drastike apo të ngarkojë sistemin shëndetësor.

Ai thotë se nuk ka vend për shqetësim tek qytetarët.

Sipas dr. Petliçkovskit, gjendja epidemiologjike në vend është stabile, ndërsa sezoni i influencës ka filluar para dy javësh dhe do të duhet të zgjasë shtatë deri në tetë javë.

Në trend Lajme

Më shumë
Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Politikë
“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Lajme
Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Lajme
Ish-luftëtari i UÇK-së, Remzi Shala në rigjykimin për krime lufte: Nuk jam fajtor

Ish-luftëtari i UÇK-së, Remzi Shala në rigjykimin për krime lufte: Nuk jam fajtor

Drejtësi
Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Siguri
INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

Drejtësi
Kalo në kategori