Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.986 testime për coronavirus, ndërsa 1.493 raste kanë rezultuar pozitiv, prej të cilëve 191 raste janë riinfektime.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 720, Manastir - 90, Kumanovë - 87, Kavadar - 72, Tetovë - 54, Strumicë - 44, Prilep - 43, Veles - 41, Ohër - 40, Shtip - 32, Gostivar - 31, Shën Nikollë - 25, Negotinë - 24, Gevgeli - 23, Kërçovë dhe Strugë - 19, Resnjë dhe Radovish - 16, Koçani dhe Vallandova - 13, Bogdanci - 11, Makedonski Brod - 10, Kriva Pallanka - 9, Demir Hisar - 8, Dibër, Vinica dhe Kratova - nga 5, Berovë, Krushevë dhe Makedonska Kamenica - nga 4, Dellçevë - 3, Demir Kapi - 2, Dojran - 1.


Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 31 persona, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 8 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 26 janar deri 31 janar 2022.

Në 24 orët e fundit ISHP ka regjistruar 2.652 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë shkon në 275.637, prej të cilëve 254.340 janë shëruar, ndërsa 8.533 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (4 shkurt) është 12.764./Telegrafi/