Ndryshimi i Ligjit për Automjete i bërë ditëve të fundit nga Qeveria e Kosovës kanë prekur edhe adhuruesit e motoçikletave në vendin tonë. Të gjithë ata që kanë motoçikletë me kapacitet mbi 125 cm kubik, nga 27 qershori i këtij viti nuk mund t’i regjistrojnë ato pa pasur patentë shoferë të kategorisë “A”.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), kanë treguar se pronarët e motoçikletave me kapacitet më të madh se 125 cm kubik, për t’i regjistruar ato duhet të kenë patentë shoferë përkatës.
“Dispozitat e nenit 50 dhe 51 të këtij ligji nuk vlejnë për moped dhe motoçikleta, kapaciteti i punës së motorit tek të cilat nuk është më i madh se 125 cm kubik dhe fuqia e motorit nuk është më shumë se deri 11 kw si dhe proporcioni i fuqisë së motorit të mjetit me masën e mjetit nuk tejkalon 0.1 kw”, ka thënë për Telegrafin drejtoresha e Zyrës për Informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Rroksana Qarri.
Sipas të dhënave nga MPB-ja , në Kosovë janë 2630 motoçikleta me kapacitet 50 kubik dhe mbi 50 kubik me të drejtë qarkullimi.
Telegrafi ka kontaktuar disa auto shkolla në Prishtinë, përfaqësuesit e të cilave kanë treguar se deri më tani interesimi për të regjistruar kursin për aftësim për patentë shoferë të kategorisë “A” ka qenë minimal, ndërkaq pas hyrjes në fuçi të ligjit të ri për regjistrimin e automjeteve, presin rritje të kërkesave të kandidatëve për t’u pajisur me këtë lloj të patentë shoferit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë