LAJMI I FUNDIT:

Regjisorja u pagua vetëm tre dollarë për filmin që tash është bërë viral në TikTok

Regjisorja u pagua vetëm tre dollarë për filmin që tash është bërë viral në TikTok
(Foto: Thirteen/Getty)

Regjisorja Catherine Hardwicke ka treguar se është paguar vetëm tre dollarë për ta xhiruar filmin nga viti 2003, “Thirteen”, sepse studiot filmike nuk dëshironin të xhironin një film të ranguar R për vajzat tinejxherë.

Dy dekada pas publikimit të filmit që e shkroi për vetëm gjashtë ditë, filmbërësja ka rrëfyer për Yahoo! Entertainment vështirësitë e realizimit të atij projekti.

“Secila studio dhe secili financues thoshin: ‘Jo, nuk mund ta bëjmë. Si mund të bëjmë një film që do të jetë i ranguar R me një vajzë 13 vjeçare të panjohur në rolin kryesor?’. Të gjithë thoshin jo”, ka rrëfyer Hardwicke.



Filmat e ranguar R nënkuptojnë: I kufizuar, fëmijët nën 17 vjeç kërkohet të kenë prind shoqërues ose kujdestar të rritur. Ky vlerësim do të thotë se filmi përmban materiale për të rritur, si p.sh. aktivitet për të rritur, gjuhë të ashpër, dhunë grafike intensive, abuzim me drogën dhe lakuriqësi.

Filmi nuk është i përshtatshëm për t’u parë nga fëmijët për shkak të dhunës, gjuhës fyese ose aktivitetit seksual.


Ajo ka thënë se nuk hoqi dorë nga realizmi dhe u bazua në një financim të pavarur duke e realizuar filmin me një buxhet prej afro dy milionë dollarësh, ndërsa u xhirua brenda 24 ditësh.

“Unë u pagova tre dollarë për gjithë kohën. Por, kur e realizuam, njerëzit thoshin: Oh, është i fuqishëm. Është prekës. Është relevante me atë që njerëzit po kalojnë”, ka deklaruar regjisorja.

Filmi fokusohet te tinejxherja Tracy Freehand (Evan Rachel Wood) kur marrëdhënia e ngushtë me nënën Melanie (Holly Hunter) bëhet e tendosur, pasi shoqja e saj e re, Evie Zamora (Nikki Reed), e prezanton me seksin, drogën dhe sjelljen rebele.

“Thirteen” debutoi në Sundance Film Festival në janar të vitit 2003, ndërsa tash 20 vjet pas lansimit është bërë viral në TikTok. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Magazina
Kalo në kategori