LAJMI I FUNDIT:

Regjisori i “Titanikut” zbuloi pse kishte punësuar aktorë shtatshkurtër në xhirimet e filmit

Regjisori i “Titanikut” zbuloi pse kishte punësuar aktorë shtatshkurtër në xhirimet e filmit

Kur filmi “Titanik” i James Cameron u lansua në vitin 1997, ishte filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë. Por, kjo nuk do të thotë se regjisori fitues i çmimeve Oscars nuk shpiku një truk për të kursyer kostot për realizimin e filmit që hyri në histori.

Duke folur për rilansimin e filmit në 4K, Cameron zbuloi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të Titanikut, shkruan Business Insider.

Regjisori i njohur amerikan tha se për skenën e njerëzve në prapavijë punësoi aktorë shtatshkurtër për t’u dukur skenat më të mëdha.


Foto: Filmi Titanik / Paramount

“Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh”, deklaroi Cameron.

“Kushdo që ishte mbi 172.72 centimetra, ne nuk e morëm në film. Duke kursyer gati një million dollar”, potencoi artisti.

Përpara se filmi të dilte në treg, projekti bëri bujë për buxhetin e tij të madh, në atë kohë raportohej të ketë qenë vlera prej 200 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në ato vjet.

Foto: Filmi Titanik / Paramount

“Shkalla e gjithçkaje ishte përtej çdo gjëje që mund të imagjinonim për sa i përket përvojës sonë të mëparshme. Pjesa më e madhe e Titanikut u bë me efekti praktike dhe me sete skenografie gjigante”, potencoi regjisori amerikan.

“Në atë kohë menduam se nuk do të nxjerrnim fitimet e kostos”.

People

Filmi “Titanik” është një nga filmat më të shitur në histori dhe filmi i parë që kapi vlerën e shitjeve prej 1 miliard dollarë.

James Cameron nuk krijoi vetëm këtë kryevepër, por edhe filmin shumë të famshëm fantastiko-shkencor, Avatar; një film që ngërthen efektet vizuele më të mira të realizuara te ndonjë film. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Kalo në kategori