LAJMI I FUNDIT:

Regjisorët preferojnë biondinat!?

Regjisorët preferojnë biondinat!?

Historia e famës së biondinave në fakt është histori e industrisë së filmit. Biondinat ishin gjithmonë të preferuara nga producentët dhe regjisorët, sepse ato shprehnin të veçantën, specifikën, e cila ishte aq e rëndësishme për të pasur sukses një film, transmeton Telegrafi.

Hollywoodi ka pasur gjithmonë me çfarë të krenohet, kur është fjala për bukuroshet biondine. Në fillet e tij, më mirë thënë atëherë kur makineria e Hollywoodit kishte marrë veten, një Lana Turner dhe Veronica Lake ishin simbole të “Industrisë së Filmit”. Ishin aty pastaj edhe një Jean Harlow dhe një Carole Lombard, po ashtu bukuroshe të cilat me secilën paraqitje i sillnin fitime marramendëse Hollywoodit.


Megjithatë, duket që lidhja fatale midis Hollywoodit dhe biondinave u vendos në momentin kur Marilyn Monroe, në rolin Sugar Kane në filmin “Some like it Hot”, nisi të këndojë “I wanna be Loved by you”. Monroe kështu bëri promovimin e biondinave të suksesshme në Hollywood. Dihet çfarë i ka ndodhur disa vjet më pas Marilynit, e cila vendosi të vrasë veten me qetësues, pas aferave të dashurisë me vëllezërit Kennedy dhe ngopjes me famë. Por, vetëvrasja e saj nuk ndikoi fare në heqjen nga skena filmike të biondinave. Përkundrazi!

Në të vërtetë, qysh atëherë, në të gjashtëdhjetat dhe shtatëdhjetat, filmi kërkonte biondinat e reja. Një regjisor i madh, çfarë ishte Alfred Hitchcock, pothuaj nuk ka mundur të paramendojë një film të vetin pa një të tillë. Zakonisht, “biondinat e Hitchcockut” ishin bukuroshe të ftohta, të cilat thuajse ishin të paracaktuara për t’u viktimizuar. Grace Kelly, Janet Leigh, Kim Novak, Tippi Hedren janë disa nga “përzgjedhjet” e Hitchccockut, mjeshtrit të trilerit. Kelly u bë princeshë e Monakos dhe vdiq në një aksident trafiku, i cili dukej si një skenë filmike. Ndërsa, vetë magjistari i madh i filmit, kishte humbur kokën pas Tippi Hedrenit, njërës prej aktoreve më të preferuara të tij.

Pas tyre, vlen të përmendet këtu që Madonna në muzikë (edhe pse ajo ka pasur transformime të mëdha në ngjyrën e flokëve, në veshje dhe në imazh) dhe Sharon Stone në film, kanë kthyer famën e biondinave. Pastaj, Kim Bassinger mori Oscarin për rolin e biondinës fatale në filmin “L.A. Confidential”. Më në fund, kush do të mund t’i rezistonte këtij vargu të bukurosheve specifike: Drew Barrymore, Cameron Diaz, Kirsten Dunst, Sarah Michelle Gellar, Kate Hudson, Gwyneth Paltrow, Julia Stilers, Renee Zellweger…

Ja disa nga filmat e Hollywoodit të cilët nuk mund të paramendohen pa biodina.

“Reckless”. Ky është film i vitit 1933, me William Powellin dhe Jean Harlow. Jean në këtë film luan rolin e Lolas, një bukuroshe marroçe.

“Gentlemen Prefer Blondes”. Ky film i Howard Hawksit, i vitit 1953, ka siguruar mbamendjen falë Marilyn Monroes e cila në këtë film këndon “Diamonds Are A Girl’s Best Friend”. Madonna, në spotin për këngën “Materail Girl”, u mundua të “ringjallë” Marilynin nga ky film.

“The Girl Can’t Help it”. Regjisori Frank Tashlin, në vitin 1956 angazhoi Jane Mansielt për të siguruar suksesin në këtë film, ku bëhet fjalë për një bukuroshe biondinë e cila nuk ka fare talent. Suksesi këtu duhet t’i sigurohet me “intervenimet” e një gangsteri.

“Vertigo”. Është ky një klasik i Alfred Hitchcockut ku partnere e James Stewartit është biondina Kim Novak. Novak në film dhe në jetë ishte atëbotë një “biondinë bashkëkohore”.

“Basic Instict”. Filmi i holandezit Paul Verhoeven, i vitit 1992. Sharon Stone bëri një revolucion të vërtetë përmes këtij filmi. Pos tjerash, ajo dëshmoi që bukuroshet nuk janë edhe aq naive dhe aq shpirtëmira.

“Romy and Michele’s High School Reunion”. Është ky një film i vitit 1997, i regjisorit David Mirkin. Mira Sorvino dhe Lisa Kudrow, luajnë në këtë film dy mike të cilat kot mundohen të prezantohen si femra të suksesshme në dhjetëvjetorin e maturës.

“Showgirls”. Është ky një film tjetër i Verhouvenit, me biondinën Eliazbeth Berkeleyi. Filmi, me gjithë skenat e shumta erotike, ishte një dështim i madh. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

Fjala+
Arkitektura hermafrodite

Arkitektura hermafrodite

Xhelal Llonçari
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Çelësi i paqes mendore

Çelësi i paqes mendore

Analiza
Fjalët e Enver Hoxhës dhe gjyqi kundër Zef Pllumit

Fjalët e Enver Hoxhës dhe gjyqi kundër Zef Pllumit

Kulture
Plaga

Plaga

Kulture
Kalo në kategori