LAJMI I FUNDIT:

Regjimi i ushqimit i cili bukuroshin e Hollywoodit e ktheu në jetë: Çfarë ha dhe pi Matthew McConaughey

Regjimi i ushqimit i cili bukuroshin e Hollywoodit e ktheu në jetë: Çfarë ha dhe pi Matthew McConaughey

Aktori praktikon regjim të llojllojshëm, por të rregullt të ushtrimeve të cilat përfshijnë treningun interval dhe rrethor, vrapimin dhe kërcimin në konop

Ushqimi i tij përbëhet nga perimet dhe shumë fibra, me përmbajtje proteinash dhe sasi të matura të yndyrave të shëndetshme, transmeton Telegrafi.


Është i njohur për dietën e vet për rolin në filmin “Dallas Buyers Club” për të cilin është dobësuar 25 kilogramë, sepse ka ngrënë vetëm peshk dhe perime.

Që atëherë, Matthew angazhohet për mënyrën e “balancuar” 80/20 të jetës që promovon paleo-dieta – gjë që përfshin edhe një gotë vere dhe shejk proteinik në ditë midis racioneve. Ushqimi i këtillë përkrah stilin e tij aktiv të jetës.

Çfarë është paleo-dieta?

Plani ushqimor i kësaj diete promovon të shmangë ushqimet e procesuara, sheqerin, produktet djathore dhe kripën, etj. Në vend të tyre, plani përqendrohet në konsumimin e yndyrave të shëndetshme, duke filluar nga arrat, farat, vajin e ullirit, mishrat e ushqyer me bari, e deri te vezët, pemët dhe perimet.

Pra, ideja kryesore është të hani përbërës të cilët kanë qenë në dispozicion gjatë epokës së Paleolitit. Në teori, ne kemi evoluar me këto ushqime, prandaj trupat tanë janë të mësuar mirë me këto ushqime, ndryshe nga ushqimet e proceduara.

Mirëpo, kjo dietë ka efekt vetëm me ushtrime të rregullta, siç i praktikon Matthew.

Çfarë të hamë

Mish viçi, mish derri, dhe mish shpezësh, sipas mundësisë mish kafshësh të cilat janë të ushqyera me bimë dhe prodhime organike.

Egërsira – shkurta dhe mish kaprolli. Vezë – mirëpo deri në 6 kokrra në javë, shtëpiake.

Të gjitha llojet e peshkut dhe guaca deti.

Pemë – në rend të parë dredhëzat, pjepri, mango dhe shega.

Perime – pa qull – qepë, speca të vegjël, kungull, shpargull.

Pemë arrore dhe fara – bajame, arra indiane, arra, fara kungulli.

Vaj ulliri, vaj liri dhe arra.

Shmangni

Të gjitha produktet e qumështit – qumështin, djathin, jogurtin, gjalpin.

Drithërat – grurin, thekrën, elbin, orizin.

Bishtajoret – fasulen, bizelen, kikirikun.

Perime me qull, siç është patatja.

Ëmbëlsirat – të gjithë ëmbëltuesit artificialë – pijet e ëmbla dhe lëngjet e pemëve.

Mishin e përpunuar – proshuta, salsiçet, mishi i thatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori