Mëngjesin e sotëm, lajmi më i lexuar në shërbimin më të madh ndërkombëtar të informacionit, tek BBC, ka lidhje me dezertimin e një oficeri të lartë të Koresë së Veriut.
Zyrtari i lartë, që mbikëqyrte operacionet e spiunimit në vendin komunist, ka dezertuar duke u larguar për në Korenë e Jugut.
Emri i tij nuk bëhet i ditur, por ministria e Mbrojtjes në Korenë e Jugut thotë se ai është zyrtar i lartë, aq sa ky kolonel shihet si elitë nga dezertorët e tjerë.
BBC thotë se ai mund të ofrojë informacione të vyera për Korenë e Jugut.
Më shumë se 28 mijë njerëz janë arratisur nga Koreja e Veriut që pas përfundimit të Luftës Koreane, por dezertimet në nivele të larta janë të rralla.
Por interesant është fakti se këto dezertime janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit, përcjell mapo.al.
Fjala bie, javën e shkuar 13 koreano-veriorë që punonin në një prej restorantëve të Veriut jashtë vendit, kanë dezertuar në grup.
Agjencia koreano-jugore, Yonhap shkruan se figura të larta politike, që punojnë jashtë vendit, kanë nisur të dezertojnë.
Koreja e Jugut beson se kjo është një shenjë se lidershipi i Kim Jong-un po plasaritet.
Të largohesh nga Koreja e Veriut është një mision shumë i vështirë pasi kufijtë kontrollohen rreptësisht.
Ata që ia dalin, zakonisht përfundojnë në Kinë.
Ata rrezikojnë të deportohen ndaj mbajnë një profil të ulët, ose largohen në vende të tjera.
Fakt është se shumë nga koreano-veriorët që largohen jashtë vendit, si muzikantë, atletë apo diplomatë, kanë dezertuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251