LAJMI I FUNDIT:

Refuzuan të luftojnë në Ukrainë, lirohen nga detyra mbi 100 ushtarë të ‘ushtrisë private’ të Vladimir Putinit

Refuzuan të luftojnë në Ukrainë, lirohen nga detyra mbi 100 ushtarë të ‘ushtrisë private’ të Vladimir Putinit

Sipas disa raportimeve të mediave të ndryshme, mbi 100 ushtarë të Gardës Kombëtare të Rusisë janë liruar nga detyra për shkak të mosbindjes ndaj urdhrave për të luftuar në Ukrainë.

Të gjithë 115 gardistët kombëtarë ishin pjesë e njësisë Rosgvardia, njësi kjo e veçantë nga ushtria, grup të cilin Kremlini zyrtar zakonisht e përdor si një forcë të brendshme sigurie për luftën ndaj terrorizmit dhe shtypjen e disidentëve politikë, raporton The Guardian, transmeton Telegrafi.


Lirimi nga detyra i 115 gardistëve u bë publik me datën 25 maj, pasi që një gjykatë ushtarake ruse refuzoi padinë e tyre, me të cilën ata e kundërshtonin vendimin për lirimin e tyre. Në një vendim i cili u publikua online gjatë javës së kaluar, u shkrua se ushtarët me të drejtë u liruan nga detyra.

Sipas The Guardian, në vendimin e gjykatës shkruhej se ushtarët “refuzuan që të kryejnë detyrën zyrtare” dhe u kthyen në bazën ku ata po shërbenin më herët, në vend se ti zbatojnë urdhrat për të marrë pjesë në luftën e Ukrainës.

Kjo seancë dëgjimore u mbajt pas dyerve të mbyllura në mënyrë që mos të bëhen publike “sekretet ushtarake ruse”, raporton media e pavarur lokale The Moscow Times.

Ushtarët ngritën padi të përbashkët për të kundërshtuar vendimin për lirimin nga detyra, por që padia u refuzua nga gjykata, ndërsa avokati i tyre tha se komandantët e gardistëve u kishin dhënë atyre mundësinë e mospjesëmarrjes në luftë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori