Refuzoi t’i dërgojnë kutinë e votimit në shtëpi, 112-vjeçarja turke shkoi në qendër e shoqëruar nga fëmijët dhe nipat

Derisa qytetarët në Turqi i janë drejtuar qendrave të votimit për të votuar të preferuarin e tyre, Gullu Dogan që konsiderohet si gruaja më e moshuar Gumushhane, nuk e pati problem të shkojë në një shkollë për ta kryer obligimin qytetar.
Ajo u shfaq në shkollë e shoqëruar nga nipat dhe fëmijët e saj, kurse pavarësisht se kishte mundësi të mos dilte fare nga shtëpia për shkak të moshës dhe ekipet në terren të shkojnë te ajo për ta kryer obligimin qytetar, ajo ia mësyu shkollës në këmbë.
Bëhet fjalë për 112-vjeçaren e cila dukej shumë optimiste dhe shpresojnë se çdo e mirë do ta përcjellë vendin e saj, transmeton Telegrafi.
Nga
Telegrafi
14/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































