Refuzoi ofertën marramendëse nga Arabia, Vini Jr do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

Real Madridi pritet të njoftojë vazhdimin e kontratës së Vinicius Junior në fund të sezonit aktual, siç zbulohet nga Fabrizio Romano.
Sulmuesi brazilian e ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet në klub, duke refuzuar një ofertë masive financiare nga Arabia Saudite për të vazhduar rritjen e tij në Madrid.
“Vinicius Jr, në prag të arritjes së një marrëveshjeje me Real Madridin për një marrëveshje të re për pesë vitet e ardhshme".
“Marrëveshja thuajse e përfunduar siç raportoi La Ser, duke pritur për të sqaruar nëse do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030 ose 2029 me opsionin e zgjatjes".
🚨 Vinicius Jr, on the verge of reaching an agreement with Real Madrid over new deal for the next five years.
Deal almost done as La Ser reported, waiting to clarify whether gonna be valid until 2030 or 2029 with option to extend.
Vini always wanted to stay at Real Madrid. pic.twitter.com/YNZVDQLNAZ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 23, 2025
Pavarësisht ofertës marramendëse prej 1 miliardë eurosh nga Arabia Saudite, e shpërndarë në pesë vjet, 24-vjeçari nuk u ndikua nga propozimi.
Siç u raportua në mars, Vinicius nuk ishte i bindur nga ideja e nënshkrimit të një kontrate me një kohëzgjatje kaq të gjatë.
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare me REalin, teksa ka shënar 20 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë. /Telegrafi/











































