Refuzohej si fëmijë nga Rangers, ndërsa Bologna e mori falas – Lewis Ferguson po dominon Serie A dhe gjigantët italianë janë vënë pas tij
![Refuzohej si fëmijë nga Rangers, ndërsa Bologna e mori falas – Lewis Ferguson po dominon Serie A dhe gjigantët italianë janë vënë pas tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/lewis-ferguson-1-780x439.jpg)
Bologna e Thiago Mottas është një realitet i bukur i këtij sezoni në Serie A, pasi po ofron një futboll tërheqës dhe për më tepër, ia ka dalë të marrë rezultate, ndërsa disa yje të rinj kanë filluar të vijnë në pah.
Bologna për momentin renditet në vendin e katërt në Serie A dhe po garanton për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
E gjithë kjo vëmendje është edhe një reklamë e mirë për disa nga lojtarët kryesorë të Bolognas, e ku njëri prej tyre është edhe mesfushori Lewis Ferguson.
Në verën e vitit 2022 ai erdhi falas te klubi italian Bologna dhe që në sezonin e parë shënoi shtatë gola, duke u përshtatur menjëherë me futbollin në Serie A.
Skocezi në këtë sezon ka shënuar gjashtë gola si dhe ka dhënë katër asistime, duke e shndërruar në një “synim” shumë të dëshiruar për klubet e mëdha të Serie A.
Agjenti i 24-vjeçarit, Bill McMurdo, ka treguar se si ish lojtari i Hamilton dhe Aberdeen në Skoci, ishte refuzuar nga gjiganti i këtij vendi Rangers.
“Ferguson e pëlqen futbollin italian, madje në moshën 14-vjeçare Rangers nuk e pranoi. Por, ai erdhi tek unë dhe më tha se nuk ishte i mërzitur duke më siguruar se një ditë do të luante në Serie A. Që në moshën 14-vjeçare e dinte se do të luante në Itali”, ka thënë McMurdo.
Menaxheri i tij, McMurdo: Gati për klubet e mëdha
Napoli është mjaft i interesuar për skocezin, por prapa nuk mbeten as Juventus, Milan e Inter.
Agjenti McMurdo thekson se klienti i tij është gati për të shkëlqyer në skenat e mëdha të futbollit.
“Nuk ka pasur kontakte me Napolin, por Ferguson është gati për klubet e mëdha. Ka interes edhe nga Milan, Juventus, Inter, Lazio e Atalanta, por ende asgjë konkrete”.
“Çdo skuadër e madhe është një mundësi që ne do ta studiojmë. Për momentin ka një kontratë deri në vitin 2027 me Bolognan dhe duhet ta respektojmë”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pique-380x233.jpg)
E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin
![Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vini-380x233.jpg)
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant
![Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat “ata duhet të dilnin nga fusha” dhe ‘vdekja e futbollit’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/inter-serie-a--380x233.jpg)
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat “ata duhet të dilnin nga fusha” dhe ‘vdekja e futbollit’
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-1212-780x439.jpg)
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij
![Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/skysports-football-champions-league_6815284-780x439.jpg)
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare
![Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/aguero-780x439.png)
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn
![UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Liverpool-2-780x439.jpg)
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht