Dy grupe refugjatësh (Kurdë dhe Afganë) sot në mëngjes janë rrahur mes veti në stacionin hekurudhor në Idomeni, kur dhe i është vënë zjarri një vagoni të kompozicionit të cilin hekurudhat greke ua dha në përdorim refugjatëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Një grup i madh i refugjatëve hodhën me gurë ndaj trenit në të cilin flenë dhe jetojnë familje të tëra. Tani për tani nuk dihet sa është numri i të lënduarve. Pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke, situata është vënë në kontroll./Telegrafi/