LAJMI I FUNDIT:

Reformatorët e OBRM-PDUKM-së reagojnë ndaj akuzave të Gruevskit

Reformatorët e OBRM-PDUKM-së reagojnë ndaj akuzave të Gruevskit

Anëtarët e OBRM-PDUKM-së të cilët kërkojnë reforma dhe demokratizim të partisë reaguan në sulmet e liderit Nikolla Gruevski dhe i porositën se është e turpshme të përhapë lajme të rrejshme për njerëz të rinj që kanë pasur guximin të dalin kundër tij.

“Do të turpërohesh ti Nikolla, që pate mundësinë historike të mbahesh mend si rilindas i Maqedonisë, por e hodhe atë mundësi për interesa personale. Është koha ta pranosh përgjegjësinë personale politike për politikat dhe vlerësimet e dështuara dhe ta lirosh OBRM-PDUKM-në nga bara e të kaluarës. Maqedonsië i duhet OBRM-PDUKM e fuqishme, demokratike dhe moderne”, shkroi Aleksandar Mihajlloski në Facebook.


Nikolla Gruevski, në një intervistë për Tv Nova tha se, sipas tij, këta “reformatorë” janë të paguar dhe do të turpërohen deri sa të jenë gjallë për këtë që e bëjnë kundër tij./Telegrafi/