Nuk do të ketë shtyerje të datës së zgjedhjeve të parakohshme edhe në rast se nuk arrihet marrëveshje për ndryshimin e modelit zgjedhor. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i cili, u bë ca kohë që procedimin e këtyre ndryshimeve e ka lënë në duart e partive më të vogla që përfaqësohen në Kuvend. Bëhet fjalë për nismën e disa partive për ndryshim të modelit zgjedhor me vetëm një njesi zgjedhore dhe garën me listat e hapura të kandidatëve për deputetë.
“Unë mendoj se nuk ka asnjë arsye për shtyerjen e zgjedhjeve. Edhe kryetari i KSHZ-së ka deklaruar se janë të gatshëm edhe nëse ndryshohet modeli zgjedhor por në fund të fundit kjo varet nga institucioni më i rëndësishëm i demokracisë parlamentare, Parlamenti. Nëse vjen deri te votimi i kësaj zgjedhje ligjore ne do ta mbështesim sepse është premtim që ua kemi dhënë qytetarëve. Unë shpresoj që kjo do të bëhet me konsensus edhe me OBRM-PDUKM-në edhe me BDI-në”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së thotë se propozim/ndryshimet janë përpiluar dhe, bashkë me Ministrinë e Drejtësisë, duhet të shqyrtohen. Sipas OBRM-PDUKM-së, çështja e ndryshimit të modelit zgjedhor riaktualizohet për shkak të frikës nga humbja në zgjedhje por, sipas tyre, nuk ka kohë të mjaftueshme për zbatim të ndryshimeve më të mëdha në Kodin Zgjedhor.
Jo të gjithë partitë më të vogla politike janë pjesë e këtij konglomerati të LSDM-së me të cilin tani Zoran Zaev përpiqet të shpëtojë nga humbja në zgjedhje. Frika në LSDM-së është e dukshme por ajo që është në fuqi, është marrëveshja mes të gjitha partive politike e arritur te Presidenti, se më 3 janar, Zoran Zaev ikën nga pozita e kryeministrit”-pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.
Përveç LSDM-së, asnjëra nga partitë me më shumë deputetë në Kuvend nuk mbështesin modelin me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura të kandidatëve për deputetë. Zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm kurse Qeveria teknike të formohet më 3 janar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë