LAJMI I FUNDIT:

Reforma zgjedhore, Kurti tregon tri opsionet si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e përgjithshme

Reforma zgjedhore, Kurti tregon tri opsionet si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e përgjithshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë për miratim në Qeveri Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme përmes së cilit mërgata do të ketë shumë të lehtë votimin.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se me këtë draftligj i jepet fund padrejtësisë së gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi dhe me këtë siç tha ai “përmbush edhe një zotim tonin ndaj mërgatës”


“Javën e kaluar Komisioni ad hoc për reformë zgjedhore përmbylli punën e tij duke hartuar Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme.  Së shpeti do ta kemi për trajtim edhe në qeveri.

Ky draftligj i jep fund padrejtësisë të gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi dhe përmbush edhe një zotim tonin ndaj mërgatës.

Ai parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit politik dhe ambasadat e konsullatat gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit”, tha kryeministri, raporton Telegrafi.

Sipas tij, votuesit nga mërgata në të kaluarën janë përballur me dy sfida: së pari regjistrimi i tyre ka përfshirë procedura të komplikuar dhe burokraci dhe së dyti afatet e dërgimit të votës me postë ka qenë të shkurta, krahas kostës financiare.

Krasniqi: Reforma zgjedhore së shpejti do të miratohet në Kuvend
Lexo po ashtu Krasniqi: Reforma zgjedhore së shpejti do të miratohet në Kuvend

“Sipas draftligjit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare bashkatdhetarët do të evidentohen si votues në mënyrë elektronike, ngjashëm si shërbimet që kryen në platformën E-kosova”, tha Kurti.

Më tej kreu i Qeverisë së Kosovës tregoi tri opsionet që diaspora do t’i ketë në dispozicion për të votuar në kohën kur mbahen zgjedhjet parlamentare.

“…i pari, votimi fizikisht një ditë para zgjedhjeve në njërën prej ambasadave apo konsullatave të Republikës së Kosovës, opsioni i dytë do të jetë dërgimi i fletëvotimit me postë brenda vendit ku jetojnë në adresën që e cakton ambasada e Republikës së Kosovës.

E me këtë ambasadat shndërrohen në qendra të grumbullimit të fletëvotimeve”, tha ai.

Opsioni i tretë mbetet mënyra e vjetër e votimit duke i dërguar fletëvotimet me postë në adresë të Komisionit Qendror Zgjedhor për vende ku Kosova nuk ka ende ambasadorë ose konsullatë.

“Mërgata meriton të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovës”, tha në fund Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori