LAJMI I FUNDIT:

Reforma e arsimit në Kamenicë: Apeli e rikthen në rigjykim, banorët insistojnë në anulim

Reforma e arsimit në Kamenicë: Apeli e rikthen në rigjykim, banorët insistojnë në anulim

Disa qytetar të Komunës së Kamenicës po kërkojnë qe reforma në arsim të anulohet dhe se sipas tyre nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Themelore. Megjithatë kryetari Qëndron Kastrati tha se këtë vendim e ka anuluar Gjykata e Apelit.

Bujar Fera dhe Blerim Shabani,  qytetarë të Komunës së Kamenicës, po thonë se pavarësisht vendimit të Gjykatës Themelore për pezullimit  e reformës në arsim, nxënësit akoma nuk janë kthyer në shkollat e tyre.


“Vendimi i Gjykatës për pezullimin e reformës në arsim nuk është përfillur nga zyrtarët e Komunës së Kamenicës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bujar Fera.

“Komuna e Kamenicës ka qenë e betonuar në komunikim me ne. Ky betonim dëshmohet edhe në rastin kur gjykata themelore ka marrë vendim për pezullimin e reformës ndërsa komuna nuk ka marrë asnjë veprim që tregon se zbaton vendimet gjyqësore”, deklaroi Blerim Shabani.

Por, Kryetari i Komunës së Kamenicës tha se këtë vendim Gjykata e Apelit e ka kthyer lënën në rigjykim.

“Ne kemi ngritur pretendime dhe atëherë Gjykata e Apelit ka marrë vendim ku ka shfuqizua vendimin për masë të përkohshme për të mos u zbatuar reforma. Rrjedhimisht, reforma tash vazhdon deri në një vendim tjetër”, thotë Qendron Kastrati.

Janë afër 500 nxënës të komunës së Kamenicës, të cilët po e bojkotojnë mësimin, për të kundërshtuar reformën në arsim, të nisur vitin e kaluar nga Kastrati. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori