LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it me krerët e shtetit

Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it me krerët e shtetit

E plotësuar: Ka përfunduar takimi ndërmjet përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit nuk ka pasur deklaratë për media.


Ndryshe, Qeveria e Kosovës, opozita dhe organizata të shoqërisë civile janë shprehur kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Nis takimi i ambasadorëve të QUINT-it me krerët e shtetit

Ka filluar të mbahet takimi ndërmjet përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Presioni në lidhje me lejimin për organizim të këtij referendumi është rritur sidomos sot kur shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

Nga Qeveria kanë thënë gjatë të premtes se “serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori