Duke folur për deklaratën e presidentit Thaçi që nëse Kuvendi nuk miraton marrëveshjen më Serbinë, ai do të dorëhiqej, kryeministri i vendit shprehet se nuk e di në çfarë konteksti është bërë deklarata e tij. Por njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se nëse marrëveshja nuk kalon në Kuvend, atëherë Kosova nuk ka asnjë përgjegjësi në atë marrëveshje. E as referendumi nuk mund të jetë korrigjim i Kuvendit.
Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi duke folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, është shprehur i gatshëm që nëse Kuvendi nuk e miraton atë marrëveshje në të cilën parashihet edhe bashkimi i Luginës me Kosovën, ai do të jap dorëheqje ose të shpallë referendum.
E duke komentuar deklaratën, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e di në çfarë konteksti ka qenë deklarata e Presidentit.
Gjithsesi, sipas tij, Kosova nuk do të jap territor për njohje.
“Nuk e di në çfarë kontesti e ka shpjeguar Presidenti çështjen e Luginës së Preshevës, por në Kushtetutën tonë nuk kemi pretendime territoriale dhe nuk e kërkojmë njohjen duke dhënë territor”, tha Ramush Haradinaj.
Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri nuk beson se do të ketë kundërshtim të marrëveshjes mes pozitës e opozitës, kurdo që ajo të vie në Kuvend.
“Kjo marrëveshje duhet me 2/3 të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ose nëse shihet e arsyeshme do të kalojë me referendum. Por jo që referendumi do të korrigjojë Kuvendin dhe jo që të ketë kundërshtime ndërmjet pozitës dhe opozitës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ramush Tahiri.
Ndërsa Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se nëse marrëveshja nuk kalon në Kuvend, atëherë Kosova nuk ka asnjë përgjegjësi në atë ujdi.
“Nëse merret parasysh fakti që kjo marrëveshje mund të sillet në Kuvend, ajo duhej të merrte shumicën prej 2/3 të votave të të gjithë deputetëve. Nëse marrëveshja nuk do të merrte këtë shumicë, atëherë i bie që kjo marrëveshje nuk është e vlefshme për Republikën e Kosovës – rrjedhimisht Kosova nuk ka asnjë përgjegjësi për zbatimin e ndonjë pike të kësaj marrëveshje, pa ratifikim në Kuvend”, deklaroi Eugen Cakolli nga KDI.
Korrigjimin e mundshëm të kufirit me Serbinë, tash e një kohë po e paraqet presidenti Hashim Thaci si pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251