LAJMI I FUNDIT:

Redaktori i gazetës zvicerane ‘NZZ’ i reagon ministres Gërvalla

Redaktori i gazetës zvicerane ‘NZZ’ i reagon ministres Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar sot gazetës zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, duket thënë se gazeta në fjalë ka përdorur pohime të pasakta në tekstin e intervistës së saj e që ndërlidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.

Ndaj saj ka reaguar redaktori gazetës në fjalë, Andreas Ernst.

Ai ka thënë se gazetari që e ka shkruar tekstin s’ka potencuar që UÇK-ja ka përgjegjësi kolektive për atë se çfarë ka ndodhur, por se kryerësit kanë përgjegjësi indivduale.

Gërvalla i reagon mediumit zviceran: Publikuat pretendime të rrejshme se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës
Lexo po ashtu Gërvalla i reagon mediumit zviceran: Publikuat pretendime të rrejshme se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës

“Autori ynë Andi Reich ka shkruar se “krimet e pasluftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK’së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale”, ka shkruar redaktori i NZZ.

Tutje, i është kundërpërgjigjur Gërvallës edhe për pohimin se pas qershorit 1999 nuk ka pasur UÇK, duke ia bashkëngjitur një raport të NATO-s, ku thuhet se UÇK’ja u shpërbë më 20 shtator 1999.

“Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së thuhet nuk thuhet që UÇK’ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”, ka përfunduar redaktori për politikë të jashtme i gazetës zvicerane, Andreas Ernst.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori