Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë raportimit të tij para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale u shpreh se sfidë kanë punësimin e personave me aftësi të kufizuar.
Reçica tha se krahas udhëzimeve të shumta administrative që kanë bërë për ligjin për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me nevoja të veçanta, ky ligj po ballafaqohet edhe me ligjin për shërbyes civil i cili të gjithë punëtorët i trajton në mënyrë të barabartë.
Gjatë raportimit para Komisionit ministri i Punës, Skënder Reçica foli edhe për rrezikshmërinë në punë i cili u shpreh se me qëllim të rritjes së sigurisë në punë kanë dyfishuar numrin e inspektimeve në terren.
“Nga aspekti i mbikëqyrjes së legjislacionit veçmas për rrezikshmërinë në punë kemi filluar inspektimet e punëdhënësve për sigurimin e dokumentit për vlerësimin e rrezikshmërisë në vendet e punës, në anën tjetër kemi filluar procesin e licencimit të subjekteve që ofrojnë këtë shërbim dhe kemi certifikuar persona të cilët janë përgjegjës për sigurinë në punë tek punëdhënësit. Rreth mbikëqyrjes së legjislacionit nga siguria dhe shëndeti në punë inspektorët e punës kanë filluar në mënyrë intensive inspektimet dhe po të shikohet puna e inspektoratit për të njëjtën periudhë kohore me numër të njëjtë të inspektorëve kemi dyfishuar inspektimet në terren veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë ku klasifikohet si sektori me shkallë të rrezikshmërisë më të lartë“, tha ai.
Sa i takon zbatimit të ligjit për personat e verbër ministri i Punës, Skënder Reçica, u shpreh se janë duke punuar që trajtimi medikosocial i kësaj kategorie të kryhet edhe në qendrat e tjera e jo vetëm në SHSKUK ashtu siç ka ndodhur deri më tani.
Sfidë për zbatimin e ligji për personat e verbër, Reçica e ka konsideruar çështja e librezave të të verbërve.
“Ka një paqartësi tek ligji lidhur me librezat e të verbërisë , në bazë të nenit 17 të këtij ligji pika 8 shoqatat lëshojnë libreza dhe jo MPMS, dhe gjithashtu në nenin 18 thotë se në fund të vitit kalendarik e specifikon që shoqatat e të verbërve të Kosovës obligohen të dorëzoj regjistrin e evidencave të librezave të lëshuara, kështu që e komplikon këtë punën e ndryshimit të librezave të kësaj kategorie”, u shpreh Reçica.
Ai para Komisionit për Shëndetësi tha se është e padrejtë që pensionistët çdo 6 muaj të lajmërohen në sportelet për të vërtetuar se janë gjallë, prandaj tha se janë duke punuar që ky problem të evitohet.
Anëtarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku u shpreh se për të zvogëluar rrezikshmërinë në punë duhet të angazhim serioz, dhe shtim i numrit të inspektorëve në terren.
Ajo ka kërkuar nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të filloi me masa ndëshkuese për bizneset ku kanë ndodhur aksidente me fatalitet.
“Është shumë vështirë në qoftë se nuk kemi monitorim shumë më të mirë në terren dhe rrjedhimisht edhe ju thatë se edhe numri i inspektorëve është shumë i vogël. Ne e dimë që bazuar në gjithë Republikën e Kosovës nuk është numri i mjaftueshëm i inspektorëve dhe nuk e di pse Qeveria asnjëherë nuk shikon që mjetet që i ka në disponim t’i orientoj edhe në rritjen e numrit të inspektorëve sepse gjithmonë është shumë e limituar, fillojnë 2-3 inspektor në një mandat qeverisës, pastaj pritet një Qeveri tjetër dhe jeni të kufizuar në këtë drejtim. Mirëpo unë mendoj që duhet të fillojmë me masat ndëshkuese për bizneset dhe pyetja ime konkret është se çka keni ndërmarr ju dhe Qeveria lidhur me këto bizneset ku ka pasur aksidente me fatalitet”, u shpreh ajo.
Kollçaku po ashtu u shpreh se duhet të rishikohet ligji për ndihmë sociale pasi që sipas saj po u bëhet padrejtësi familjeve që janë në nevojë kur po u ndërpritet ndihma sociale në momentin që fëmijët po u mbushin 5 vite.
Ashtu sikurse Avokati i Popullit edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që skema sociale të ndërpritet pasi fëmija t’i mbush 18 vjet e jo pesë vjet siç është tani. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre