LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Pak interesim në diskutimet për ligjin e ri të lehonisë

Reçica: Pak interesim në diskutimet për ligjin e ri të lehonisë

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini, ka folur për dëgjimin publik i cili po mbahet për draft projektligjin e pushimit të lehonisë si dhe për reformën e sistemit pensional.

Ai ka thënë se është i befasuar nga numri i vogël i pjesëmarrësve në dëgjimet publike për pushimin e lehonisë.


“Projektligji për lehona ka dal në dëgjim publik. Shumicën e tyre po marr pjesë edhe unë. Jemi duke marr sugjerime dhe komente që ta pasurojmë këtë draft projektligj. Nuk ka shumë pjesëmarrje të madhe dhe kjo po më befason në këto dëgjime publike”, ka thënë Reçica.

Ai gjithashtu foli po ashtu edhe për shtesat e fëmijëve ku po diskutohet shuma prej 10 euro.

Sipas tij, kjo ministri është duke përfunduar reformës e sistemit pensional ku pjesë e saj priten të hyjnë edhe shtesat e fëmijëve.

“Kjo është një iniciativë e një debati në parlament që ishte ditë më parë. Mendoj që ai debat erdhi në një moment të mirë, sepse mendoj që erdhi në kohë të mirë pasi jemi në fund të kohezimit te reformës së sistemit pensional. Ky debat i kontribuon asaj që ne jemi duke bërë që 10 muaj. Në kuadër të reformës së sistemit pensional që jemi duke bërë kemi paraparë krijimin e fondit për sigurime sociale, dhe pas krijimit të këtij fondi kemi vendosur të bëjmë edhe shtesat e fëmijëve”, theksoi ai.

Reçica po ashtu tha se janë në fazën finale të reformës së sistemit pensional dhe në muajin nëntor do ta dërgojnë në Qeveri për procedim të mëtutjeshëm.

“Jemi në fazën finale të reformës së sistemit pensional, besoj që fundi i nëntorit do të jetë data e fundit kur ne do ta dërgojmë në qeveri këtë koncept dokument”, ka thënë ndër të tjera ministri i MPMS, Skender Reçica. /Telegrafi/