LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Me klientët që nuk gjejmë mirëkuptim, detyrohemi t’ua kompensojmë paratë

Reçica: Me klientët që nuk gjejmë mirëkuptim, detyrohemi t’ua kompensojmë paratë

Menaxherja e paketave turistike në “Eurokoha”, Vetiola Reçica thotë se një pjese të klientëve janë detyruar t’ua kompensojnë të hollat pasi nuk kanë pranuar alternativa tjera.

Reçica në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pandemia pos që ka shkaktuar pasiguri, te qytetarët ka shkaktuar edhe pakënaqësi pasi që janë anuluar shumë fluturime.


Ajo thotë se jo të gjithë klientët e kompanisë “Eurokoha” kanë gjetur mirëkuptim për kompensim me “Voucher” siç është urdhëruar nga ministria përkatëse.

“Disa prej tyre kanë vendosur t’i shtyjnë pushimet për më vonë, ndërsa disa të tjerë kërkojnë t’ua kthejmë mjetet”.

Ajo thotë se në disa raste janë detyruar t’ua kthejnë mjetet klientëve pasi ata kanë shkuar në kompani dhe kanë treguar se kanë probleme financiare.

Reçica thotë se janë në pritje të vendosjes së standardeve nga ana e vendeve pritëse në mënyrë që të mos rrezikohen turistët.

Menaxherja e paketave turistike në “Eurokoha ”, thotë se presin më shumë subvencione nga shteti pasi janë prekur mjaft shumë edhe nga anulimi i fluturimeve.

Duke folur për fluturimet nga diaspora, Reçica thotë se mërgimtarët janë duke hezituar të blejnë bileta pasi sipas janë në pritje të hapjes së kufijve./Telegrafi/