LAJMI I FUNDIT:

Receta për ajvar djegës: Lyerje shumë e shijshme pikante të cilën të gjithë e adhurojnë!

Receta për ajvar djegës: Lyerje shumë e shijshme pikante të cilën të gjithë e adhurojnë!

Shfrytëzoni sezonin e specave dhe domateve dhe filloni përgatitjen e zahireve

Nevojiten:


▪ 2 kg domate të pjekura,
▪ 200 ml uthull vere,
▪ 400 ml vaj,
▪ 250 g sheqer,
▪ 1 qese e vogël piper të bluar,
▪ gjysmë kg spec djegës,
▪ 1,5 kg speca jodjegës – të freskët,
▪ sipas shijes kripë,
▪ 5-6 thelpinj të grirë hudhre.

Përgatitja:

Domatet përvëloni me ujë të vluar, qëroni dhe pritni në 4 pjesë. Qitni në tenxhere në të cilën do t’i zieni, shtoni uthullën e verës, vajin, sheqerin dhe piperin e bluar.

Përzieni që të gjitha në makinën për bluarje mishi, gjithashtu edhe specat e ëmbël bluani, shtoni në tenxhere dhe lërini të zihen edhe një orë e gjysmë, duke i përzier herë pas here.

Para se të përfundojë zierja, qitni kripë sipas shijes, pak nga pak, duke provuar shijen, pastaj shtoni hudhrën të grirë imët dhe qesen e vogël të konservansit në fund, nëse do ta përgatitni për zahire.

Përzieni mirë që të gjithë përbërësit dhe ftohni, transmeton Telegrafi.