Shemsi Elshani tash e sa kohë kishte pasur probleme shëndetësore që i vinin si pasojë e funksionit të reduktuar të zemrës.
Ai gjatë gjithë kohës kishte ndjerë lodhje dhe plogështi të shoqëruara me probleme të frymëmarrjes.
“Para operimit ndjeja shumë plogështi dhe probleme me frymëmarrje, më pas pata një sulm dhe pa vetëdije më kanë dërguar fillimisht në QKUK, më pas kam ardhur në Spitalin Amerikan. Tani pas intervenimit po ndihem shumë mirë dhe shumë më i fortë”, tha pacienti, i cili para një ore kishte përfunduar intervenimin.
Aparati për resinkronizim të zemrës (cardiac resyncronisation therapy – CRT-D) është një pajisje që përdoret për trajtimin e pacientëve me zemër të zgjeruar dhe me funksion të reduktuar përkatësisht te pacienteve me kardiomiopati të dilatuar.
Një grup i pacientëve me kardiomiopati të dilatuar të cilët edhe në EKG kanë një ndryshim që quhet bllok i degës së majtë (LBBB) mund të themi se janë më me fat se ata që nuk e kanë ketë ndryshim në EKG. Për ketë grup të pacientëve dihet se vendosja e një lloji Pacemakeri që është me 3 elektroda që vendosen në 3 dhomëza të zemrës, dihet se ndihmon shumë në zvogëlimin e përmasave të zemrës dhe rritjes së fuqisë apo funksionit sistolik të zemrës. Kjo procedurë quhet Terapia e Resinkronizimit të Zemrës apo (cardiac resyncronisation therapy – CRT-D).
Po ashtu dihet që pacientët me kardiomiopati të dilatuar, përkatësisht pacientët me zemër të zgjeruar kanë tendencë për zhvillim të aritmive me natyrë të keqe që mund të përfundojnë me fatalitet. Pajisja që vendoset për CRT-D e ka edhe funksionin e detektimit dhe trajtimit të këtyre aritmive me elektroshok menjëherë.
Ekipi i kardiologëve që realizuan këtë intervenim janë Dr. Sandro Brusich – Kardiolog nga Kroacia si dhe Dr.Edis Demiri – Kardiolog në Spitalin Amerikan.
Dr. Edis Demiri tha se gjithë procedura ka shkuar shumë mirë, tashmë pacienti është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
“E gjithë procedura e intervenimit ka shkuar shumë mirë, pacienti tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, tash e tutje ai nuk do të ketë më asnjëherë probleme të cilat veçse i kishte para intervenimit”, thotë Dr.Edis Demiri.
Dr.Edis Demiri tha se ky intervenim ishte i pari që u realizua në Kosovë dhe tash e tutje ekipi i kardiologëve të Spitalit Amerikan do të vazhdojë me aplikimin e këtij intervenimi.
Ndërsa Dr.Sandro Brusich nga Kroacia tha se ishte një përvojë e mrekullueshme bashkëpunimi i tij me mjekët nga Spitali Amerikan.
“Intervenimi kaloj me sukses falë bashkëpunimit dhe punës së palodhshme të mjekëve nga Spitali Amerikan. Shpresojmë për bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen, për mua ishte një përvojë shumë e mirë”, tha Dr. Bruschi, Kardiolog nga Kroacia.
Intervenimi zgjati rreth tre orë dhe pacienti pritet që ditën e nesërme ta lëshoj spitalin për të vazhduar jetën e tij normale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë