Reali në festë, Ramos ngrit trofeun e Superkupës (Foto/Video)

Real Madridi ka shumë arsye për të festuar pasi gjunjëzoi Barcelonën.
Klubi mbretëror ka mposhtur me rezultat 3-1 Barcelonën në Camp Nou, më pas 2-0 në Bernabeu për rezultatin e përgjithshëm 5-1.
Dhe pas ndeshjes festa ishte e madhe, ku në tribuna për të ngritur trofeun shkoi Sergio Ramos i shoqëruar nga Marcelo.
Ishte ky trofeu i katërt këtë vit për Real Madridin, që po hyn në sezonin e ardhshëm me formë të frikshme. /Telegrafi/
https://twitter.com/ibrahim_himaa/status/897955676730912770

Nga
Telegrafi
16/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































