Reali mund Gremion në finale të Kupës së Botës për Klube, mbretërit nuk bien nga froni (Video)

Real Madridi fitoi ndaj Gremios në finale të Kupës së Botës për Klube me rezultat 1-0.
Se Los Blanocs e merituar fitoren e tregon fakti se klubi brazilian nuk gjuajti asnjëherë në portë.

Pjesa e parë ishte me raste, por jo edhe aq të rrezikshme. Reali provoi disa herë me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzema, por dyshja sulmuese dështuan të shënojnë.

Golin e fitores e shënoi Ronaldo nga gjuajta e lirë në minutën e 53-të.
Në vazhdim klubi spanjoll provoi me Toni Kroos, Benzeman dhe Gareth Balen.

CR7 bëhet lojtari i parë në histori që shënon në dy finale të Kupës së Botës për Klube. /Telegrafi/
https://twitter.com/Ankaman616/status/942098012029050881
https://www.dailymotion.com/video/x6bsac0





















































