Pas fitores kundër Eibarit, Los Balncos kanë treguan forcën e tyre edhe kundër Getafës, duke i mposhtur me rezultat 4-1.

Të gjithë golat e vendaseve erdhën në pjesën e parë. Sulmuesi francez, Karim Benzema, ishte autori i dy golave të parë (4’ dhe 16’).


Gareth Bale (35’) dhe Cristiano Ronaldo (38’) shënuan për të mbyllur pjesën e parë.

Kurse në pjesën e dytë ishte një Real i qetë i cili nuk ishte i interesuar më për gola dhe kështu erdhi dhe goli i nderit nga mysafirët me anë të Alexis në minutën e 70-të.

Aktualisht Los Blancos janë në pozitën dytë me 30 pikë, tre më pak se Barcelona dhe një më shumë se Atletico Madridi.

Ndeshja e ardhshme e mbretërve është kundër Villarrealit. /Telegrafi/ 

 
 
 
 
telegrafi sport app