Raheem Sterling vazhdon të mbetet objektiv për gjigantin spanjoll, Real Madridin.

Real Madridi thuhet se është duke marrë parasysh një lëvizje për Raheem Sterling, kontrata e të cilit në Manchester City skadon në vitin 2020.


23-vjeçari nuk ka filluar ende të negociojë për një marrëveshje të re me kampionët e Ligës Premier dhe Los Blancos mund të vendosin të ndjekin nënshkrimin e tij në afatin e  ardhshëm të transferimeve.

Sipas mediumit britanik The Mirror, ish-lojtari i Liverpoolit është opsioni rezervë i Real Madridit nëse ata nuk arrijnë ta transferojnë Eden Hazardin.

Sterling Raheem Sterling (Getty Images)

Hazard, i cili këtë javë u shpreh se është ëndërr të luaj për skuadrën spanjolle, mbetet opsioni i parë për drejtorët e klubit nga Santiago Bernabeu.

Megjithatë, anglezi Sterling thuhet se është plani B për krahët e sulmit.

Mbretërit gjithashtu janë duke shikuar edhe për një qendërsulmues të ri, ku emri më i përfolur është ai i Mouro Icardit të Interit. /Telegrafi/

telegrafi sport app