Real Madridi rivalizon Barcelonën për transferimin e sensacionit spanjoll të Benficas

Real Madridi pritet që t’i vlerësojë opsionet e tyre në fazën defanzive gjatë verës dhe ekziston mundësia që mund të ketë blerje për të përforcuar tri pozita.
Trent Alexander-Arnold është objektiv për krahun e djathtë, teksa janë sugjeruar disa emra për qendër të mbrojtjes, ndërsa situata në krahun e majtë mbetet e paqartë momentalisht.
Për shumë muaj, Real Madridi kishte përcjellë Alphonso Davies, të cilin shprehën dëshirën ta transferojnë falas në fund të sezonit pasi t’i skadojë kontrata me Bayern Munich.
Sidoqoftë, shanset që kjo të ndodhë duken tejet të vogla, pasi një përditësim i fundit bën me dije se reprezentuesi kanadez do të qëndrojë në Gjermani.
Për këtë arsye, opsione të tjera do të duhet të konsiderohen nga Real Madridi. Ata janë lidhur fortë me Miguel Gutierrez, të cilin mund ta rikthejnë për vetëm 8 milionë euro, por një tjetër emër në listë është ai i Alvaro Carreras.
Sipas një raportimi nga Diario AS, Real Madridi është i etur për Carreras, të cilin po ashtu po e kërkojnë edhe Barcelona dhe Manchester United.
Sidoqoftë, raporti tutje shton se Carreras i cili luajti në disfatën që Benfica pësoi me rezultat 5-4 në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, nuk po e konsideron largimin nga gjiganti portugez.
Carreras ka kontratë me Benfican deri në 2029 kështu që nuk do të ishte e lehtë për klubet tjera që ta transferojnë, ani pse u tha se ka një çmim kartoni prej 50 milionë eurosh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe