LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi rivalizon Barcelonën për Brozovicin

Real Madridi rivalizon Barcelonën për Brozovicin

Barcelona dhe Real Madrid kanë konkurruar ashpër kundër njëri-tjetrit në fushë për shumë vite, ku të dy klubet kanë ndarë një sërë betejash të forta në derbin El Clasico, por tani do të luftojnë edhe për yllin e Interit, Marcelo Brozovic.

Jashtë fushës, gjërat janë ende intensive, por jo aq të ashpra, kryesisht për shkak të interesit të përbashkët të të dy klubeve për Superligën Evropiane.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, marrëdhëniet jashtë fushës mund të ‘prishen’ edhe një herë, pasi të dyja skuadrat janë të interesuara për një transferim të verës për mesfushorin e Interit, Brozovic.


Reprezentuesi kroat është një titullar i rregullt te Nerazzurrët, por situata e pasigurt financiare e klubit do të thotë që shitjet do të kërkohen edhe në verë për të balancuar librat.

Barcelona ka qenë më parë e interesuar në Brozovic dhe një marrëveshje shkëmbimi që përfshin 30-vjeçarin dhe Franck Kessie është përfolur disa herë, por kjo nuk duket më një opsion.

Në vend të kësaj, Balugranët kanë të ngjarë të ofrojnë para të gatshme për të pa përdorur lojtarë, me Real Madridin që pritet ta bëjë të njëjtën gjë.

Barcelona dhe Interi projektojnë shkëmbimin e vitit, Kessie dhe Brozovic në tryezë të bisedimeve
Lexo po ashtu Barcelona dhe Interi projektojnë shkëmbimin e vitit, Kessie dhe Brozovic në tryezë të bisedimeve

Chelsea me shpenzime të mëdha është gjithashtu e interesuar për Brozovic, ashtu si edhe Juventusi.

Lojtari ka një vlerë tregu prej 35 milionë euro, por me Interin të etur për të shitur, një tarifë e mundshme mund të reduktohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori