Real Madridi regjistron tjetër fitore, triumfon lehtësisht ndaj Espanyol

Real Madridi ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në La Liga, këtë herë në shtëpi ndaj Espanyolit.
“Los Blancos” ishin larg më të mirë se skuadra nga Barcelona, që e mposhtën me rezultat komod 2:0.
Madrilenët që nga fillimi krijuan disa aksione duke provuar t’i finalizojnë përmes Kylian Mbappe e Vinicius Jr, por të pasuksesshme.
Ishte mbrojtësi Eder Militao që realizoi një eurogol nga distanca për ta zhbllokuar rezultatin (22’).
Kurse, fitoren e Realit e vulosi Kylian Mbappe me një goditje të bukur nga zona pas asistimit të Vinicius (47’).
😄 @KMbappe
👉 @ViniJr #LaLigaHighlights pic.twitter.com/6wup1z0oLa
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 20, 2025
Braziliani në fakt kishte një rast të artë për të shënuar megjithatë dështoi ta konkretizonte.
Kësisoj, Reali mbetet lider i vetëm me 15 pikë, pesë mbi Espanyolin që zë pozitën e tretë në tabelë./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































