LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi konsideron transferimin e Camavingas këtë verë

Real Madridi konsideron transferimin e Camavingas këtë verë

Real Madridi po konsideron një lëvizje për të nënshkruar me yllin e Rennes,  Eduardo Camavinga, këtë verë për të siguruar shërbimet e tij para çdo klubi tjetër.

Sipas mediumit Diario Sport, e ardhmja e Camavingas nuk është më e sigurt për shkak të famës së tij të rritur kohëve të fundit me paraqitje edhe te kombëtarja e Francës.

Ky raporton shton se Reali mund të bëjë një marrëveshje për të nënshkruar 17-vjeçarin për 60 milionë euro dhe ta lejojë atë të mbetet te klubi nga Ligue 1 në një marrëveshje huazimi për një pse dy sezonet e ardhshme.


Mbappe dhe Camavinga bllokojnë bisedimet për kontrata të reja, në pritje të Real Madridit
Lexo po ashtu Mbappe dhe Camavinga bllokojnë bisedimet për kontrata të reja, në pritje të Real Madridit

Fakti që Rennes do të jetë në gjendje të mbajë yllin e tyre potencialisht për dy vitet e ardhshme mund t’i lejojë ata të negociojnë largimin e tij të përhershëm për një shitje të arsyeshme.

Camavinga, 17 vjeç, ka rënë në sy me paraqitjet e tij në Ligue 1 dhe ai ishte i përfshirë në të gjitha 25 ndeshjet – duke filluar 24 prej tyre – në ligë për klubin e tij sezonin e kaluar, duke i ndihmuar ata të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori qendror u bë lojtari më i ri që luan për Francës në mbi 100 vitet e fundit kur bëri debutimin e tij në fillim të këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Camavinga është lojtari më i ri që luan për Francën që nga viti 1914
Lexo po ashtu Camavinga është lojtari më i ri që luan për Francën që nga viti 1914

Diku tjetër, një raport në gazetën Marca shkruan se si Reali dhe PSG janë gati të fillojnë një betejë të gjatë për të siguruar nënshkrimin e lojtarit vitin e ardhshëm.

Përderisa thuhet se do të ketë një armëpushim midis klubeve për një nënshkrim këtë vit, të dy do të përdorin hilet e tyre për të joshur lojtarin me Zinedine Zidane që do të luajë një rol kyç në ofensivën simpatike të Mbretërve. /Telegrafi/