Duket se pandemia me coronavirus e ka goditur edhe Real Madridin, derisa mungesa e tifozëve dhe të hyrat tjera janë reduktuar.

Los Blancos tani po tentojnë që të krijojë rrethana të tjera të të ardhurave dhe ajo mund të vije vetëm nga sponzorët e tjerë.


The Times raporton se Real Madridi është në bisedime me Qiddiya, një grup nga Saudia që janë të gatshëm që të investojnë në Santiago Bernabeu.

perez zidane. 1

Mediumi bën me dije se aty mund të nënshkruhet një kontratë me 150 milionë euro, por që marrëveshja fillimisht do të jetë me klubin e femrave.

Los Blancos po kërkojnë të plotësojnë një boshllëk prej 300 milionë euro në buxhetin e tyre dhe sponsorizimet janë bërë burimi i tyre kryesor i të ardhurave.

perez

Kohët e fundit, kompania amerikane Providence ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 205 milionë euro deri në vitin 2027.

Klubi ka siguruar likuiditetin e tij me Providence dhe ka hua për 205 milionë euro.

Arabia Saudite dëshiron të përmirësojë imazhin e saj dhe të bëhet një pikë referimi në sport, pasi kishte organizuar më parë Superkupën e Spanjës , ndërsa Riadi gjithashtu ka organizuar ngjarje të tjera të mëdha sportive. /Telegrafi/

telegrafi sport app