Real Madridi interesohet për talentin suedez të Frankfurtit për ta përforcuar mesfushën

Real Madridi do të synojë ta përforcojë mesfushën e tyre verën e ardhshme, për të ndihmuar që ta plotësojnë boshllëkun e lënë nga Toni Kroos këtë vit. Një prej lojtarëve të cilët ata janë duke monitoruar është mesfushori Hugo Larsson i Eintracht Frankfurt. 20-vjeçari ka qenë në një formë fantastike për Eintracht Frankfurtin, të cilët momentalisht janë rivali më serioz i Bayern Munich për titull në Bundesliga. Sky Sports tashmë ka raportuar se Real Madridi është futur në mesin e skuadrave që po e ndjekë talentin suedez, mes thashethemeve se Manchester United dhe Arsenali janë të interesuar gjithashtu.

Për më shumë, Real Madridi tashmë e kishte identifikuar Larsson si një lojtar për t’u ndjekur. Kjo pasi gjiganti spanjoll e kishte nën vëzhgim atë që nga koha kur luante për grupmoshat U19 të Malmos, klub nga i cili u transferua për 9 milionë euro në Gjermani. Larsson ka luajtur titullar në pothuajse të gjitha ndeshjet për Frankfurtin këtë sezon dhe ka katër gola dhe një asistim në 19 paraqitje./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































