Real Madridi është i interesuar për transferimin e Nico Williams nga Athletic Bilbao, raportoi Marca.

Anësori spanjoll ishte afër kalimit te Barcelona verën e kaluar, por vendosi të qëndrojë te klubi i tij i fëmijërisë.


Tani, Real Madridi e sheh atë si një objektiv serioz për të forcuar repartin ofensivë.

Në rast se Williams transferohet në 'Santiago Bernabeu', një prej sulmuesve aktualë, si Rodrygo, mund të largohet. Braziliani është lidhur me klube të Ligës Premier.

Klauzola e lirimit e Williams varion nga 55 deri në 60 milionë euro, shumë që konsiderohet e arsyeshme për një klub të madh si Reali.

Sipas Marca, madrilenët janë të gatshëm ta aktivizojnë këtë klauzolë gjatë verës dhe trajneri i ri Xabi Alonso ka dhënë dritën e gjelbër.

Megjithatë, dilema mbetet për mënyrën se si do të përshtatet Williams, pasi ai luan në të njëjtën pozitë me Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe, që gjithashtu preferojnë krahun e majtë të sulmit. /Telegrafi/

telegrafi sport app