LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madridi do të udhëtojë në Angli për duelin ndaj Manchester Cityt me disa mungesa të theksuara. 

‘Los Blancos’ e mbajtën epërsinë prej një pikë në krye të La Ligas pasi ekipi i Carlo Ancelottit luajti baras me rezultat 1-1 në vikend ndaj Atletico Madridit. 

Ancelotti nuk konfirmoi ndonjë lëndim të ri në konferencën pas ndeshjes madje dje (e diel) ai publikoi listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim. 


Sidoqoftë, ai ka marrë tashmë një lajm të keq, pasi përveç Antonio Rudiger që është e sigurt se nuk do të luajë në ‘Etihad’, atij tashmë i është bashkuar edhe Lucas Vazquez. 

Vazquez fillimisht ishte në mesin e lojtarëve të ftuar, por tani që lista është përditësuar me t’u marrë vesh lajmi për lëndimin e tij, spanjolli do të jetë për dy javë jashtë fushave. 

Nga ndeshja me Atletico Madridi, tekniku italian pritet të mbajë Raul Asencion dhe Aurelien Tchouamenin në qendër të mbrojtjes. 

Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin
Lexo po ashtu Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

Treshja e sulmit do të mbetet e pandryshuar, por jo edhe mesfusha, veçanërisht pasi Fede Valverde tani do të kalojë në krahun e djathtë të mbrojtjes. 

Luka Modric mund të marrë mundësinë për të luajtur si titullar shkaku i përvojës së tij në këto ndeshje, pasi ai e nisi nga banka rezervë në derbin e Madridit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Ligat tjera
Gjiganti i Seria A do të futet në garë për  Virgil van Dijk

Gjiganti i Seria A do të futet në garë për Virgil van Dijk

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare

"I thashë Salah se duhej të mendonte për veten e tij" - Lovren flet për të ardhmen e egjiptianit dhe godet ish klubin e tij

Premier League
Kalo në kategori