LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid, Juventus dhe Barcelona me komunikatë zyrtare të përbashkët: Nuk largohemi nga projekti, UEFA të ndal kërcimet

Real Madrid, Juventus dhe Barcelona me komunikatë zyrtare të përbashkët: Nuk largohemi nga projekti, UEFA të ndal kërcimet

Real Madrid, Juventus dhe Barcelona janë bërë bashkë dhe zyrtarisht kanë reaguar për kërcënimet nga UEFA, ndërsa kanë shtuar se nuk do të largohen nga Superliga.

UEFA dje ka pranuar rikthimin e nëntë klubeve që shin themeluese, duke iu dhënë edhe dënime.


Sot klube si Real Madrid, Juventus dhe Barcelona kanë reaguar zyrtarisht së bashku.

Të tri klubet kanë reaguar me komunikata zyrtare në faqet e tyre duke treguar se ato janë duke u kërcënuar vazhdimisht pas idesë për krijimin e Superligës Evropiane.

Tre klubet të cilat nuk kanë vendosur që të lënë Superligën, e cila fillimisht kishte 12 të tilla, në komunikatën e përbashkët kanë thënë se janë “të gatshëm të diskutojmë por nuk pranojmë assesi kërcënime nga UEFA”.


Komunikata e Juvestusit, Barcelonës dhe Real Madridit

Në lidhje me deklaratën e lëshuar nga UEFA më 7 maj për Super Ligën dhe për pozicionin e marrë nga 9 prej klubeve të saj themeluese, FC Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi deklarojnë si në vijim:

  1. Klubet themeluese kanë pësuar, dhe vazhdojnë të pësojnë, trysni, kërcënime dhe fyerje të papranueshme nga palët e treta për ta braktisur projektin dhe në këtë mënyrë të heqin dorë nga e drejta dhe detyra e tyre për të ofruar zgjidhje për ekosistemin e futbollit përmes propozimeve konkrete dhe dialogut konstruktiv. Kjo është e patolerueshme sipas sundimit të ligjit dhe tribunalet tashmë kanë vendosur në favor të propozimit për Super Ligën, duke i urdhëruar FIFA-n dhe UEFA-n, qoftë drejtpërdrejt apo përmes organeve të lidhura me to, që të përmbahen nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund ta pengojë këtë nismë në çfarëdo mënyre gjatë kohës që procedurat gjyqësore janë pezull.

  1. Projekti i Super Ligës është hartuar në mënyrë të përbashkët nga 12 klubet themeluese të saj: a) Me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për gjendjen e tanishme të paqëndrueshme në industrinë e futbollit. 12 klubet themeluese i kanë ndarë të njëjtat shqetësime – njësoj siç bëjnë palët tjera në futbollin evropian -, sidomos në kontekstin e tanishëm socio-ekonomik, që reformat strukturore janë të domosdomshme për t’u siguruar që sporti ynë të mbetet tërheqës dhe të mbijetojë në aspektin afatgjatë. Për këtë qëllim, më 18 prill, ato e bënë të ditur vullnetin e tyre për ta krijuar Super Ligën dhe për të formuar një kanal komunikimi me UEFA-n dhe FIFA-n, në një frymë konstruktive të bashkëpunimit mes palëve, siç u njoftua secila prej tyre në atë datë;

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori