Ryan Gravenberch është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha.

Mesfushori i talentuar i Ajaxit ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit holandez, por ai tanimë po ftohet edhe nga Kombëtarja A e Holandës.


Juventus ka qenë skuadra më e interesuar për shërbimet e tij, por së fundmi garës i janë bashkuar edhe dy gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

18-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defensivë dhe ai ka mahnitur skuadrat e mëdha me aftësitë e tij.

Reprezentuesi holandez ka kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2023, por ai po heziton të nënshkruajë një të re më afatgjate.

41894274 BSR AGENCY 1

Gjiganti holandez kërkon t’ia vazhdoj kontratën deri në vitin 2025 për t’i vendosur edhe një klauzolë të lartë largimi.

Megjithatë lojtari që ka dalë nga akademia e Ajaxit për momentin po vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Gjithsesi drejtuesit e kampionit holandez kanë bërë të qartë se pa marrë parasysh interesimit të madh nga gjigantët evropian, nuk e kanë ndërmend ta lejojnë largimin e lojtarit deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

telegrafi sport app