Real Madridi ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Valencias me rezultat 3-1 në derbin e javës së 20-të në La Liga.

Ekipi i Carlo Ancelottit i është kthyer fitores në kampionat, pasi pas humbjes nga Getafe ka triumfuar në shtëpi ndaj Valencias duke rritur epërsinë me ndjekësit.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Benzema (43’, 88’) dhe Vinicius Junior (52’, 61’) për vendasit, ndërsa Goncalo Guedes (76’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi francez, Benzema, i cili pas dy golave dhe paraqitjes së mirë u notua me 9.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Valencias, Omar Alderete që u vlerësua me notë 5.8.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

telegrafi sport app