Sot gjatë ditës, mediat serbe publikuan një artikull për një ‘lidhje dashurie’ të fshehtë të ambasadores kosovare në Amerikë, Vlora Çitakut dhe mikes së kosovarëve Madeleine Albright.

Për këtë, ka reaguar Vlora Çitaku.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për çdo javë mediumet serbe shpikin nga një storie të ulët dhe pashije për të.

“Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua. Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua”, ka thënë Çitaku.

Ambasadorja është shprehur se askush në SHBA nuk i merr seriozisht, shkrimet e mediave serbe.

Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozisht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tabloidet e sponsorizuara serbe.

Ndjejë keqardhje për ta. Keni me dështu”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Çitaku.

Ndërkaq, në një lajm i publikuar nga medium serb alo.rs aludon kinse ambasadorja e Kosovës është lesbike dhe është në lidhje dashurie me Albright. /Telegrafi/