LAJMI I FUNDIT:

Reagon Shpend Ahmeti për mos grumbullimin e mbeturinave: Kjo gjendje është e paqëndrueshme (Video)

Reagon Shpend Ahmeti për mos grumbullimin e mbeturinave: Kjo gjendje është e paqëndrueshme (Video)

Kompania e mbeturinave “Pastrimi” dje njoftoi se nuk do të bëjë më grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak i bllokimit të xhirollogarive bankare nga ana e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive te Kosovës.

E si pasojë e kësaj, kryeqyteti sot po kundërmon nga mbeturinat. Lidhur me këtë gjendje të krijuar ka reagaur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.


“Pastrimi” nuk do të heq më mbeturinat në Prishtinë
Lexo po ashtu “Pastrimi” nuk do të heq më mbeturinat në Prishtinë

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk ka kuptim që një kompani publike t’ua rrezikoj shëndetin qindra mijëra qytetarëve.

“Kërkojmë nga qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që të bëhet zhbllokimi i llogarive sa më parë në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Nuk ka kuptim që një kompani publike të rrezikojë shëndetin e qindra mija qytetarëve. Po ashtu nuk ka kuptim që qytetarët në këtë mënyrë të paguajnë për keqmenaxhimin e kompanisë Pastrimi për shumë vite. Komuna e Prishtinës në mënyrë emergjente do të huazojë naftë për kompaninë por kjo situatë është e paqëndrueshme.”, ka shkruar Ahmeti.

Mos grumbullimi i mbeturinave nga kompania "Pastrimi", Komuna e Prishtinës kërkon që urgjentisht të zgjidhet situata
Lexo po ashtu Mos grumbullimi i mbeturinave nga kompania "Pastrimi", Komuna e Prishtinës kërkon që urgjentisht të zgjidhet situata

Postimi i plotë:

Kompania Pastrimi është kompani regjionale që bën mbledhjen e mbeturinave për disa komuna në regjionin e Prishtinës. Mbeturinat e Pastrimit dërgohen në Deponinë në Mirash e cila menaxhohet nga niveli qendror, pra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Për largimin e mbeturinave në deponi Pastrimi i paguan para deponisë. Para vitit 2012 Pastrimi nuk i ka paguar me rregull dhe ka kriju borxh prej mbi 1 milion euro.
Për çudi, tani Deponia (kompani e qeverisë) e ka dërgua Pastrimin (kompani regjionale) në përmbarim dhe ia ka blloku llogaritë bankare me që rast e ka lënë kompaninë edhe pa naftë. Po ashtu ka tërhjekë nje shumë të konsiderueshme të mjeteve. Për këtë arsye është rrezikuar mbledhja e mbeturinave në krejt komunat në regjionin e Prishtinës.
Kërkojmë nga qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që të bëhet zhbllokimi i llogarive sa më parë në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Nuk ka kuptim që një kompani publike të rrezikojë shëndetin e qindra mija qytetarëve. Po ashtu nuk ka kuptim që qytetarët në këtë mënyrë të paguajnë për keqmenaxhimin e kompanisë Pastrimi për shumë vite.
Shpresojmë se kjo nuk po bëhet për arsye politike.
Komuna e Prishtinës në mënyrë emergjente do të huazojë naftë për kompaninë por kjo situatë është e paqëndrueshme.
/Telegrafi/