LAJMI I FUNDIT:

Reagon shoqëria civile për mbledhjen e qeverisë: Presidenti duhet të veprojë urgjentisht

Reagon shoqëria civile për mbledhjen e qeverisë: Presidenti duhet të veprojë urgjentisht

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj ftesës së kryeministrit në dorëheqje për mbledhjen e qeverisë, si dhe ndaj çdo vendimi të rëndësishëm që potencialisht mund të votohet nga kjo qeveri.

Sipas tyre, presidenti urgjentisht duhet të veprojë për të përmbushur obligimet kushtetuese drejt zgjidhjes së situatës.


“Qeveria në largim është pa legjitimitet të shtyjë përpara programin qeverisës, Presidenti urgjentisht duhet të veprojë për të përmbushur obligimet kushtetuese drejtë zgjidhjes së situatës.  Ne – organizatat e shoqërisë civile – reagojmë fuqishëm ndaj ftesës së ish-Kryeministrit Haradinaj për mbledhje të Qeverisë së dorëhequr si dhe ndaj çdo vendimi të rëndësishëm që potencialisht mund të votohet nga Qeveria e dorëhequr”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje në njoftim shtohet se qeveria në dorëheqje assesi nuk ka mandat qeverisës, që të vazhdojë me zbatimin e politikave të saj, sikurse ka paralajmëruar pikat për mbledhjen e radhës.

“Qeveria e dorëhequr prej datës 19 korrik 2019, nuk ka legjitimitet për të vazhduar me zbatimin e planit të saj qeverisës, dhe çdo tentim që gjatë kësaj kohe të merren vendime të rëndësishme, sepse bien në kundërshtim me parimet bazë të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë. Ftojmë ish-kryeministrin dhe Qeverinë në dorëheqje që deri në zgjedhjen e qeverisë së re, të kujdesen vetëm në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të domosdoshme për ta mbajtur funksionale administratën shtetërore, për të parandaluar vakumin institucional. Qeveria në dorëheqje assesi nuk ka mandat qeverisës, që të vazhdojë me zbatimin e politikave të saj, sikurse ka paralajmëruar pikat për mbledhjen e radhës së Qeverisë, sikurse të mos kishte ndodhur asgjë”, citohet në njoftimin e tyre.

Organizatat e shoqërisë civile po ashtu kanë bërë thirrje tek Prokuroria e Shtetit që të reagojë nëse ndërmerren veprime për nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme ndaj secilit zyrtarë të lartë shtetërorë.

“Në këtë situatë në të cilën gjendet vendi, ne – organizatat e shoqërisë civile – kërkojmë nga Qeveria e dorëhequr që mos të ndërmerr asnjë veprim për nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme, në të kundërtën për secilin vendim të dyshimtë, Prokurori i Shtetit duhet të veprojë në drejtim të ndjekjes të secilit zyrtarë të lartë shtetërorë, duke filluar prej Kryeministrit deri tek të gjithë Kabineti i Ministrave dhe zyrtarëve të tjerë publikë, të cilët e shfrytëzojnë situatën e krijuar për të marrë vendime të rëndësishme, të cilat mund të merren vetëm nga një qeveri legjitime”.

Ata po ashtu i kanë bërë thirrje edhe presidentit Thaçi të mos humb kohë, por të ndërmerr masa urgjente që në konsultim me partitë politike të shkojnë në drejtim të zgjidhjes për zgjedhjes e institucioneve legjitime.

“Ne – organizatat e shoqërisë civile – i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, që në kuptim të përmbushjes së obligimeve kushtetuese drejt garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë, mos të humb kohë, por të ndërmerr masat urgjente që në konsultim me partitë politike të shkojnë në drejtim të zgjidhjes për zgjedhjen e institucioneve legjitime”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e organizatave të shoqërisë civile.

Reagimi është mbështetur nga:

Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD

Instituti për Zhvillimin e Politikave – INDEP

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane – EPIK

Iniciativa për Progres – INPO. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori