LAJMI I FUNDIT:

Reagon Shoqata e gjinekologëve: Doktor Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë

Reagon Shoqata e gjinekologëve: Doktor Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë
Foto: Ilustrim/Arkiv

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës (SHOGjK) ka mbajtur sot një mbledhje urgjente, ndërsa theksuan se anëtari i ShOGjK, Fehmi Ahmeti është shenjëstruar pa të drejtë dhe kërkuan nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin dhe të ndërpritet njollosja profesionale dhe personale.

Lidhur me rastin e abuzimit të një vajze nga Drenasi dhe abortit që kishte kryer, Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës thekson se ka për qëllim përfaqësimin dhe mbrojtjen e anëtarëve të saj vetëm nëse ata nuk bien ndesh me ligjin.


Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor
Lexo po ashtu Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor

Sipas kësaj shoqate doktori  Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë dhe kërkuan nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin.

Abuzimi i të miturës në Drenas mund të dekurajoj lajmërimin e rasteve të tjera në Polici
Lexo po ashtu Abuzimi i të miturës në Drenas mund të dekurajoj lajmërimin e rasteve të tjera në Polici

Lexoni të plotë reagimin e ShOGjK:

Ju informojmë se bazuar në Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë Nr. 03/L-110 të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës:

Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtë të vendosë lirshëm për ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve të këtij ligji (Neni 4 dhe Neni 5).

Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë (10) të shtatzënisë duke llogaritur nga dita e parë e ciklit menstrual (Neni 6).

Ndërprerja e shtatzënisë bëhet në institucionet shëndetësore nga mjeku specialist obstetër/gjinekolog i licencuar (Neni 9).

Termini për ndërprerjen e shtatzënisë caktohet së paku dy ditë pas vizitës së parë (Neni 11).

Duam të theksojmë se e bashkëndjejmë situatën me cilindo qytetar të Kosovës dhe në veçanti me zonjën emri i së cilës është lakuar në media.

Ju kujtojmë se është brenda detyrave profesionale që mjeku obstetër/gjinekolog të kryejë diagnostikimin dhe trajtimin e çështjeve e problemeve shëndetësore të pacienteve.

Duke u bazuar në sa u tha më sipër konsiderojmë se anëtari i ShOGjK Dr. Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë, por kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin dhe të ndërpritet njollosja profesionale dhe personale e cilido prej nesh”.

Ndryshe, ditë më parë u raportua për abuzimin e një vajze nga Drenasi, fillimisht nga një profesor, e pastaj edhe nga Polici ku kishte raportuar rastin. Vajza kishte abortuar në klinikën e doktor Fehmi Ahmetit.

Doktor Ahmeti ka thënë për media se vajza ka qenë mbi moshën 18-vjeçare. /Telegrafi/